Nga Gazeta ‘Si’- “Fatura e baltës është kosto e reformës në drejtësi”, me këtë mesazh e përmbylli Rama mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste.
Ndër të tjera kryesocialisti u shpreh se forca politike që ai drejton nuk do të tërhiqet me çfarëdolloj çmimi, ndërsa theksoi se mandati i katërt do të jetë mandati i standardeve demokratike të drejtësisë.
“Ky është telegrami që kam për ju sot dhe ngushëllimi, por unë dhe ju, ne PS nuk tërhiqemi, nga të gjitha rastet me çfarëdo lloj çmimi me çdo lloj kosto, siç e shihni fatura është këtu: baltë baltë baltë, çeta e hajdutëve.
Edhe pse jemi një çetë hajdutësh që kap hajdutë, ndihmon të kapen hajdutë, mbështet kapjen e hajdutëve, prapë ne çeta e hajdutëve.
Kështu që kokën lart, shtrëngoni dhëmbët dhe më 11 maj na duhet flakë në çdo kuti votimi, mavia duhet të bëhet e kuqe flakë siç i ka qejf Erion Braçe ngjyrat e kutive, tërmet nga poshtë, flakë nga lart dhe me 11 maj do të marrim mandatin e katërt dhe mandati i katërt do të jetë mandati i standardeve demokratike të drejtësisë”-tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



