Futboll

Fatjon Tafaj në krye të ‘Shqipëri U17’

Nga Gazeta Si – Federata Shqiptare e Futbollit firmosi me trainerin kryeqytetas per drejtimin e një prej kombëtareve të moshave, konkretisht atë U17 për ndeshjet e rradhës, zyrtare dhe miqësore. Kontrata ka një kohëzgjatje 2 vjeçare dhe është aventura e re për 43 vjeçarin që së fundi kishte drejtuar Kukësin në futbollin shqiptar. Më herët ai ka drejtuar Kamzën dhe ka qënë zëvendës-trajner te Dinamo City, Partizani, Shkëndija, Kukësi, Kamza dhe Vllaznia. Kjo nuk do të jetë hera e parë Tafaj punon me kuqezinjtë. Në periudhën Nëntori 2018-Nëntor 2019, ishte pjesë e stafit teknik të Kombëtares U-21, në rolin e zëvendës-trajnerit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë