Para

Fati i euros ende varet nga vaksinimi

Rritja e papritur e Euros dhe e shitjeve të obligacioneve po shtyn investimet strategjike që do të mund të ndihmojnë në rimëkëmbjne e mëtejshme të Europës.

Disa javë më parë Euro pësoi rënien më të madhe që nga viti 2015 shkaktuar nga infektimet në masë nga Covid-19 dhe vështirësia që po has Europa në procesin e vaksinimit. Obligacionet 10-vjeçare gjermane që konsiderohen si “parajsa e rajonit” ranë drastikisht, krahasuar me homologun SHBA.

Tashmë, Europa synon të imunizoj pjesën më të madhe të popullsisë së saj për pak muaj dhe produktiviteti i fabrikave gjermane, ekonomia më e madhe e rajonit, u rrit.

Ekspertët parashikojnë një rritje te monedhës europiane deri në 1.25% pas rënies që pësoi gjatë vaksinimit, kundrejt Dollarit dhe Sterlinës. Obligacionet gjithashtu, u rritën me 30 pikë nga -0.29 që ishin.

Deri në fund të vitit, plotësimi i nevojave të të gjitha sektorëve pritet të sjellë zhvillimin e synuar ekonomik në Europë.

Infektimet nga Covid janë akoma në numra të lartë dhe vetëm 11% e europianëve janë vaksinuar, optimizmi duket i plogësht.

Spekulatorët parashikojnë një Euro të dobët deri në fund të vitit me 1.22 dollarë.

Banka e madhe Goldman parashikon që Europa do të ketë vaksimnuar 37% të popullsisë së saj deri në muaj maj dhe 54% një muaj më vonë. Banka sugjeron për një afat maturimi më të shkurtër të obligacioneve.

“Këtu mund të nisë rimëkëmbja”,-thone ekonomistët.

Banka Qendrore Europiane pritet të publikojë raportin e shëndetit financiar në ditët në vijim.  Europa do të hapë ankandet e obligacioneve me 5 shtete nën vlerën e 27 trilion eurove. Ndërkohë, Britania e  Madhe do të shesë më shumë se 5 trilion paund obligacione me maturim nga 2 në 14 vite.

Niveli i punësimit është përmirësuar pak gjatë muajit shkurt dhe inflacioni ka pësuar rritje të lehtë.

Burimi:Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë