Futboll

Faraoni qëndron… Historia vazhdon

Liverpool dhe Salah deri në 2027, ata kanë nevojë për njëri-tjetrin – Martesa perfekte funksionon! I mbiquajtur “Mbreti” egjiptian, sulmuesi rinovoi sot edhe për dy sezone në “Anfield”. Mgjs 33 vjeç në Qershor, aim und të shkonte ku të donte në fundin e kontratës së vjetër prej 350 mijë paundësh në javë. Aftësitë e tij teknike, fizike dhe njerëzore për të udhëhequr skuadrën njihen nga Perëndimi në Lindje.

“MLS” në Shtetet e Bashkuara, “Saudi Pro League” në Arabinë Saudite dhe gjysma e Evropës ishin vënë në gjurmët e Mohamed Salah prej Shtatorit kur ai deklaronte që mund të ishte sezoni i fundit në Liverpool. Ose prej Nëntorit kur pas fitores ndaj Southampton, egjiptiani thoshte se ndihej më shumë jashtë se brenda “Anfield”. Mirëpo nga sot ai zgjati kohën e qëndrimit si një shenjë e vazhdimit të historisë që shkruhet prej sezonit 2017-2018.

I blerë në atë kohë për 34 milionë paundë, ai është i vetmi lojtar që prishi rregullat e pronarëve amerikanë të “Fenëay Sports Group” për lojtarët mbi 30 vjeç. Salah shënoi 44 gola dhe shërbeu për 14 të tjerë në 52 ndeshjet e sezonit të parë që u mbyll në mënyrën më të keqe pas vetëm 31 minutash në Finalen e humbur 3-1 ndaj Real Madrid në Champions League. Një shpagim që u shlye me shënimin e 11 metërshit në suksesin ndaj Tottenham në Finalen e sezonit pasardhës.

Ironikisht sezoni më i dobët për egjiptian është ai i titullit të parë në dy dekada kur shënoi vetëm 23 gola. Në total ai ka shënuar 243 gola në 394 ndeshje për Liverpool duke qënë shënuesi i 3 më i mirë në historinë e klubit. Aktualisht ka shënuar 27 gola këtë sezon dhe me 184 në Premier League është në vendin e 5 në historinë e kompeticionit. Ai udhëheq Liverpool-in me 182 gola në 281 ndeshje në Premier League.

Ndërsa në “Anfield’ ai ka shënuar 103 gola në 142 ndeshje. Ndërsa është përfshirë në 267 gola dhe assist në kampionat. Njësi matëse për cilësitë e një lojtari është paraqitja jashtë zonës së komfortit në shtëpi dhe Salah ka shënuar 79 gola larg “Anfield”. Faraoni është njeriu për të gjitha rastet dhe kompeticionet. I pari nga Liverpool që shënoi 50 gola në Evropë, 9 më shumë se ish kapiteni, Steven Gerrard.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë