Në Europë po ndodh një Deja Vu përsëri.
Ishte pothuajse një vit më parë kur Christine Lagarde premtoi se Banka Qendore Europiane kishte marr mësime nga gabimet e mëhershme të krizave dhe nuk do të ndërhynte në rikuperimin ekonomik të momentit duke përdorur mjetet e emergjencës më shpejt nga se duhet.
Komentet nga presidentja e BQE-së, i referoheshin vendimit të 2011-s kur normat e interesit u rritën dy herë brenda vitit. Më vonë gjatë vitit, u tha se ato lëvizje ishin të pamatura dhe u kthyen mbrapsht kur Mario Draghi u vendos në krye të saj, pikërisht në momentin kur kriza e borxhit për eurozonën po hynte në fazën e rrezikshme.
Trazira që nisi në Greqi dhe më pas preku të gjitha ekonomitë e dobëta të rajonit, kërcënoi të paralizonte euron deri sa Draghi tha se do të bënte “çfarëdo që të duhej” për të mbrojtur monedhën.
Atëherë BQE u kryqëzua për rritjen e normës së interesit si kundërpërgjigje ndaj çmimeve në rritje. Tani, nën kryesimin e Lagarde, ajo po kryqëzohej sërish se pse po lejonte inflacionin të ngjitej në nivelin më të lartë që nga krijimi i euros në 1999-n.
Pesha e borxhit të Italisë në raport me PBB-në: 150%
Më 21 korrik politikbërësit nisën një cikël të ri të rritjes së normës së interesit. Dhe ajo që duket si një ripërsëritje e 2012-s, Bankës i duhet të kenë nën vëzhgim ekonomitë më të dobëta, këtë herë Italia.
Këtë herë, duke menduar se kostot e huamarrjes do ta bëjnë akoma më të paqëndrueshme ekonominë e vendit, ata po detyrohen të gjejnë mënyra të tjera.
BQE-ja ishte banka e fundit e madhe që rriti normat e interesit. Me një inflacion, tani prej 8.6% dhe duke tejkaluar çdo parashikim të ekspertëve. Rreziku se çmimet mund të dalin jashtë kontrolli është në fokusin e tyre.
Parashikimet e dala më herët nga Komisioni Europian treguan se edhe vitin tjetër, rritja e çmimeve do të vazhdojë në 4% mesatarisht, dyfishi i objektivit të Bankës.
Me luftë në Ukrainë, që po shtyn akoma më shumë çmimet e energjisë, ushqimeve dhe plehrave kimike, ekspertët po analizojnë efektin që do të ketë rënia e euros në kostot e importit, bashkë me mundësitë e ndërprerjes së furnizimeve të gazit nga Rusia.
Gjithsesi rritja e normave nga BQE nuk është agresive. Sipas analistëve të Bloomberg ka 45% shanse për një recesion në 12 muajt e ardhshëm. Kjo ka më shumë mundësi në Gjermani, ekonomia më e madhe e Europës, që ka varësinë më të madhe ndaj gazit rus.
Një tjetër argument për të mos u nxituar është mundësia se ndonjë lëvizje e madhe në normat e interesit do të trazojë më shumë Italinë, ku Mario Draghi hoqi dorë si kryeministër, puna e tij e më e madhe pas BQE-së, pak orë pasi Lagarde dha vendimin.
Në ndryshim nga Greqia, një vend shumë më i vogël dalja e të cilit nga euro, nuk do të kërcënonte integritetin e vendit, dalja e ekonomisë së tretë më të madhe në rajon do të krijonte një rrezik shumë të madh.
Italia ka qenë anëtari kryesor i Komunitetit Europian të Qymyrit dhe Çelikut, kështu që është e vështirë të mendosh projektin e euros të vazhdoje pa të.
Në korrik, kur Lagarde konfirmoi zyrtarisht rritjen e normës së interesit, investitorët u fokusuan në koston e lartë të shërbimit të borxhit publik të Italisë, që mund të bëhet shumë e vështirë për t’u përballuar.
Yield-i i borxhit 10- vjeçar në Itali u rrit mbi 4%. Presidentja e BQE-së, u detyrua të thërriste një takim emergjent me zyrtarët për një ide, rreth mjeteve të reja për të qetësuar spekulimet.
Ambicia e politikbërësve është të imitojnë suksesin e një instrumenti të zbuluar nga Draghi, një dekadë më herët. E quajtur Outright Monetary Transactions, e lejon Bankën, të blejë obligacione sovrane,
I quajtur Transaksione Monetare të Plota, ai i lejoi BQE-së të blinte obligacione sovrane për të mbajtur yield-et e anëtarëve më të dobët të euros, në këmbim që qeveritë e tyre të përmbushnin kushte strikte për politikat ekonomike. Thjesht ekzistenca e tij ndihmoi t’i mbante spekulatorët larg, pa nevojën e zbatimit të tij. Megjithatë stigma politike që ajo mbart ka bërë atë të mos jetë shumë e pëlqyeshme.
Kjo e lë Lagarden të krijojë një mjet si Draghi, duke mahnitur investitorët.
Nëse ky mjet do të bëjë punë, do të zbulohet në javët, muajt dhe vitet në vazhdim./Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



