Mode

Fanellat më të veçanta: Euro2024 nuk ka vetëm futboll, por dhe modë

Përtej tifozerisë, nacionalitetit dhe lojës, Euro 2024 ka edhe modë. Nuk do të mungojnë ngjyrat në uniformat e skuadrave por disa prej tyre dallojnë më së shumti, me detaje që i dallojnë.

Gjermania është një nga skuadrat me fanellën më të veçantë, duke pasur një dizajn klasik për fanellën e parë dhe një më moderne për uniformën e dytë.

E para ka skemën tradicionale të ngjyrave të bardha, të zeza, të kuqe dhe ari dhe duket shumë elegante.

E dyta është më e guximshme, me ngjyrë rozë dhe vjollcë që pasqyrojnë një pamje më moderne dhe të larmishme që ‘flet’ për brezin e ri të fansave.

Ndërsa fanella e Anglisë u prit me shumë debat kur u lëshua, për shkak të ndërhyrjes me kryqin në fanellë. Për fansat ishte zhgënjim, sjellje fëminore dhe e shëmtuar, ku shumë e cilësuan si një largim nga tradita. Por përfundimi është i veçantë, me ngjyrën gri të errët, në nuancë vjollcë që e bën të pëlqyeshëm për tifozët.

Si fanellat e para ashtu dhe ato të dytat, fanellat e Ukrainës shkëlqejnë nga thjeshtësia e tyre.

Dhe nëse shikoni mjaftueshëm nga afër fanellën, do të vini re kufirin ukrainas të përshkruar në sfond. Një detaj i fuqishëm, duke marrë parasysh pushtimin e vazhdueshëm të Rusisë.

Ndërsa fanella e parë ka ngjyrën e kuqe tradicionale për të theksuar pseudonimin e lojtarëve të Djajve të Kuq, fanella e dytë e Belgjikës është një përsosmëri kulturore këtë vit, pasi është një nderim për karikaturistin belg Hergé dhe Tintin.

Fanella është në një ngjyrë blu të lehtë me jakë të barkë, tuta kaf dhe çorape të bardha, një kombinim që në mendim të parë mund të mos funksionojë por uniforma e Belgjikës e vërteton se funksionon.

Uniforma e Portugalisë e projektuar nga Nike është i fundit për Portugalinë pasi PUMA do e marrë përsipër vitin e ardhshëm. Megjithatë, në këtë uniformë Nike ka dergjur gjithë imagjinatën.

Dizajni përfshin qeramikën tradicionale të vendit, me grafikun e mozaikut blu. Është tërheqëse dhe delikate, dhe një mënyrë e përsosur për të nderuar artin e vendit.

Skuadra franceze duket e shkëlqyeshme si me uniformën e parë ashtu edhe me të dytën, me gjelin që bie në sy në uniformën e dytë që është një dizajn retro.

Uniforma ka vija shumë elegante që kalojnë në mënyrë delikate nëpër ngjyrat e flamurit kombëtar.

I vetmi risk është që njerëzit të bëjnë shaka me formën komike të gjelit...


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë