Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 ndikoi edhe në tregun e energjisë elektrike duke ndryshuar përdorimin e saj mes segmenteve të caktuara.
Gjatë vitit 2020, energjia elektrike në dispozicion u ul me 0,3 %.
Për shkak të karantinës dhe kufizimeve në lëvizje, tendenca e përdorimit më të lartë të energjisë është nga ana e familjarëve duke u rritur me 7.8% në 2020.
Ajo ka arritur vlerën 2.964 GWh nga 2.750 GWh që ishte në vitin 2019, ndërsa përdorimi nga konsumatorët jo familjarë u ul me 6,7 %.
Ulje të përdorimit të energjisë elektrike pati tek konsumatorët biznes duke qenë se një pjesë e madhe e tyre u mbyllën.
Sa i përket prodhimit të energjisë elektrike, prodhimi neto vendas u rrit me 2.1% në krahasim me vitin 2019.
Ai u realizua në masën 58,2 % nga hidrocentralet publike, 41.2% nga hidrocentralet private dhe koncensionare dhe 0.6% nga prodhues të tjerë.
Importi bruto i energjisë elektrike u rrit me 2.0% ndërsa eksporti bruto u rrit me 25.0% dukë shënuar vlerën 963 GWh nga 770 GWh.
Një rritje gjithashtu u ndje edhe tek hidrocentralet publike të cilat u rritën me 3.7%.
Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në vitin 2020, ka pësuar një rritje me 5,4 % krahasuar me vitin 2019.

Humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 1.632 GWh nga 1.653 GWh duke shënuar kështu një rënie me 1,3 %. Humbjet në transmetim janë rritur me 2,1 % dhe pesha që zënë në totalin e humbjeve në rrjet është 10,6 %.
Peshën më të madhe e zënë humbjet në shpërndarje me rreth 89,4 % të humbjeve në rrjet të cilat kanë rënë me 1,7 %, krahasuar me vitin 2019.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.