Ka ndodhur

Familja në Shkodër, ‘show’ me armë dhe drogë në rrjetet sociale (Video)

Babai dhe dy djemtë e tij në Shkodër kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për reklamim të drogës dhe të armëve në rrjetet sociale.

Policia bën me dije se janë arrestuar shtetasit: F.M., 18 vjeç, E.M., 21 vjeç (vëllezër) dhe babai i tyre, shtetasi G.M., 50 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, të cilët shpërndanin video dhe foto të armëve dhe lëndëve narkotike në rrjetet sociale.

Ndërkohë në kuadër të operacionit të koduar “Investigation”, është bërë i mundur dhe sekuestrimi i 2.3 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa, 1 armë zjarri, fishekë luftarak, 2 aparate celulare dhe 1 automjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë