Gazeta Si – “Kristiano Ronaldo nuk duhet të lejojë që fama dhe popullariteti i tij të përdoren si instrument i ‘sportswashing’ nga sauditët. Në vend që t’i bëjë elozhe publikisht Arabisë Saudite, ai duhet ta përdorë kohën e tij tek Al-Nasr, duke folur për shkeljen e të drejtave të njeriut në atë vend”.
Ky është qëndrimi i ‘Amnesty International’, i publikuar në faqen e Tuiterit. Një qëndrim që ngjall të tjera diskutime në lidhje me eksperiencën e CR7 në Arabinë Saudite, mes problemeve të federimit dhe skualifikimit në Angli, që e kanë penguar të zbresë në fushë për momentin.

Qëndrimit në rrjetet sociale i janë shtuar edhe fjalët e Dana Ahmed, studiuese dhe zëdhënëse e ‘Amnesty International’. “Në Arabinë Saudite, – shpjegon ajo – është gati rutinë që njerëzit gjykohen për krime, si trafiku i drogës, vrasjet dhe përdhunimet. Ka qenë një rast, kur janë ekzekutuar 81 dënime me vdekje në një ditë të vetme.
Po ashtu, autoritetet e këtij vendi vazhdojnë të mohojnë lirinë e fjalës. Ata dënojnë rëndë ata që mbrojnë të drejtat e njeriut, aktivistët për të drejtat e grave dhe aktivistët e tjerë politikë. Me shumë mundësi, autoritetet saudite do ta promovojnë praninë e Ronaldos për të shkëputur vëmendjen nga këto shkelje të tmerrshme të të drejtave të njeriut”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




