Drejtësia

Falsifikonte viza hyrëse, arrestohet 22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, në hetim edhe dy bashkëpunëtorë të tij

Nga Gazeta Si- Një 22 vjeçar me origjinë nga Bregu i Fildishtë është arrestuar pasi akuzohet se falsifikonte viza hyrëse. 

Në pranga ka rënë A.T., 22 vjeç, banues në Paskuqan. Bashkë me të, janë vënë nën hetim edhe dy bashkëpunëtorë, Y.Z., 22 vjeç, po ashtu nga Bregu i Fildishtë dhe shqiptari A.R., 46 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas Policisë, janë dokumentuar 7 raste të falsifikimit të vizave hyrëse në Shqipëri, të cilat iu janë shitur personave nga Vendet e Treta kundrejt shumës prej 1000 eurosh për dokument.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë