Ka ndodhur

Falsifikonte bileta të transportit urban, arrestohet faturino në Tiranë

Gazeta Si – Një faturino autobusi është vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim me finalizimin e operacionin “Bileta”. Policia thotë se është arrestuar A.Ç., 25 vjeç, banues në Mushqeta, Tiranë, faturino i linjës së autobusëve Tiranë-Krrabë.

Kurse, në kërkim u shpallën V. I., 39 vjeç, banues në Baldushk, administratori i linjës së transportit, dhe F. I., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata falsifikonin dhe hidhnin në treg bileta të linjës së transportit publik Tiranë-Krrabë, të cilat nuk prodhoheshin në shtypshkronjën e Letrave me Vlerë.

Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e konsiderueshme biletash të dyshuara të falsifikuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë