Ka ndodhur

Falsifikoi materialet zgjedhore, në pranga 35-vjeçari i shpallur në kërkim

Gazeta Si – Një 35-vjeçar me iniciale E.Z., banues në Rrajcë të Librazhdit, është arrestuar në Qafë Thanë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”.

Dyshohet se 35-vjeçari, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë), që kanë pasur si detyrë numërimin e votave gjatë procesit zgjedhor të datës 25 prill 2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë