Ka ndodhur

Falsifikime kompjuterike, arrestohen dy kontrollorë të doganës në Kapshticë

Gazeta Si – Dy kontrollorë të doganës në Kapshticë janë arrestuar këtë të hënë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas burimeve paraprake, dy kontrollorët, Denis Manoku dhe Ardian Prenja, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke kryer falsifikime kompjuterike, duke kryer regjistrime fiktive për mjetet me targa te huaja.

Operacioni është ende në vijim, ku pritet të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë