Nga Gazeta Si – Prokuroria e Elbasanit ka ndërmarrë një operacion për persona të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Janë firmosur 8 urdhërarreste, konkretisht për Erald Karriqi, Ylli Kuka, Oltion Bajrami, Eduart Zito, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla të cilët akuzohen për korrupsion dhe falsifikim rezultati në zgjedhjet e 25 Prillit.
Prangosja e shtetasve të mësipërm është bërë pas kallëzimit që është bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Bëhet fjalë për 2 grupe numërues në KZAZ-në nr. 53 në Elbasan, të cilët kanë falsifikuar rezultatin në 2 qendra votimi në atë nr. 2780, numëruar nga Erald Karriqi, Ylli Kukaj,Oltjon Barjami dhe Eduart Zito, si dhe në qendrën e votimit nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan numëruar nga Grupi i Numërimit i përbërë nga Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla.
Sipas Prokurorisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë konsumuar elementet e veprës penale të “Falsifikimin e materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve”, të parashikuara nga neni 326/2 e 25 të Kodit Penal.
Vepra penale për të cilën ata dyshohen paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore duke pasur parasysh rrethanat në të cilat është kryer kjo vepër penale përhapja e saj, si dhe sanksioni që parashikon ligji për këtë vepër penale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




