Politike

Falja e gjobave/ Berisha: Ligji i blofit! Qeveria e PD do u kthejë qytetarëve paratë e paguara

Nga Gazeta 'Si' - Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron ligjin e faljes së gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale si “ligjin e blofit”.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Sali Berisha u shpreh se kur PD të vijë në pushtet do t’u kthejë qytetarëve të gjitha paratë që i kanë paguar në formën e gjobave.

“Ligji i blofit ishte ligji i faljes së gjobave që nuk janë gjoba. Asgjë gjobë e vendosur bazuar në atë nen të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese jo vetëm që nuk mund të kërkohet, por detyrohet shteti që t’ia riktheje. Garantoj se qeveria e PD do t'i riktheje ato gjoba, qindarkë për qindarkë, kushdo që ka paguar gjobë sipas atij neni do të marrë paratë mbrapsht.

Ne do të kërkojmë faljen e të gjitha gjobave dhe kamatëvonesave që ekzistojnë për energjinë elektrike, për të gjitha shtresat në nevojë dhe bizneset e vogla. Pa përjashtim.

Në 100 ditët e para do përcaktohet kuadri i ri ligjor i pagesave të energjisë në përputhje me rrogat dhe pensionet”, tha ndër të tjera kreu i PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë