Gazeta Si – Tre administratorë të disa fasonerive janë arrestuar, si dhe u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie” për një ekonomiste, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë shpallur falimentin për 7 fasoneri në Elbasan me qëllim për të shmangur detyrimet tatimore.
Policia tha se u arrestuan administratorët:
Algert Kau, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë;
shtetasin italian Giuseppe Lamanchia 60 vjeç, i cili u kap në aeroportin e Rinasit në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria; dhe Zyhra Kreci 27 vjeçe.
Për ekonomisten E.S., 31 vjeçe u caktua “arrest shtëpie”. Të katër këta persona akuzohen për veprat penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Falimentimi i provokuar”, “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Hetimet zbuluan se administratorët dh ekonomistja duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin kanë çuar në gjendje falimenti 7 kompani me qëllim që të shmangin taksat dhe tatimet.
Autoritetet kanë vënë nën sekuestro 7 fasoneri dhe 12 llogari bankare të tyre, ndërkohë që vijojnë hetimet për të vënë para përgjegjësisë dhe persona të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar në këtë krim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.