Politike

Falimentimi i ujësjellësit të Durrësit, Meta: SPAK të vendosë përgjegjësit para ligjit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi të mërkurën se falimentimi i Ujësjellësit të Durrësit, pas zgjedhjeve të 14 Majit, është “dëshmia e qeverisjes korruptive dhe ndërmarrjeve elektorale të "Rilindjes", si në nivel qendror edhe në nivel lokal”.

“Tashmë nuk kemi vetëm bashki të falimentuara, por edhe ndërmarrje publike të falimentuara.

"Rilindja" si në çdo sektor tjetër po falimenton edhe këtë sektor jetik për ekonominë dhe qytetarët shqiptarë.

Pra nuk kemi vetëm mega-skandalin e inceneratorëve, por edhe skandalet e ujësjellësave që kanë gllabëruar miliona Euro nga taksapaguesit shqiptarë dhe donatorët e huaj.

Rasti i UKD është flagrant duke pasur parasysh që është marrë kredi edhe nga Banka Botërore, në një kohë që ndërmarrja që ka qenë më e financuara deri tani është në falimentim. Në këtë gjendje janë edhe shumë ujësjellës të tjerë, që nëse nuk kanë falimentuar janë në prag falimenti.

Prandaj mega-skandali i falimentimit të UKD është fytyra e një qeverisjeje të kalbur dhe të korruptuar që po falimenton ekonominë dhe Shqipërinë’, shkruan Meta. Ai kishte një thirrje për SPAK.  

“SPAK duhet urgjentisht të vendosë para ligjit të gjithë përgjegjësit e këtij skandali dhe dështimi spektakolar me pronën publike, ndërsa Këshilli i ri i Bashkisë Durrës duhet të bëjë transparencë dhe të kërkojë urgjentisht llogari”, shkruan Meta


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë