Të gjitha paratë e gjobave të paguara, patentat dhe makinat e bllokuara gjatë periudhës së tërmeteve të 21 dhe 26 shtatorit si dhe karantinës do të kthehen deri më 15 nëntor.
Vendimi është marrë dje në mbledhjen e qeverisë.
Akti normativ është publikuar në faqen zyrtare pas propozimit të tre ministrave, ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Akti normativ parashikon faljen e të gjitha masave administrative me karakter ndëshkues, të vendosura nga autoritetet shtetërore përkatëse për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, nga data 17 prill 2020 deri më 7 tetor 2020.
Po kështu falen të gjitha masat administrative të vendosura nga strukturat e njësive të vetëqeverisjes vendore ndaj familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore, tërmetet e datave 21 shtator dhe 26 nëntor 2019, për shkeljet e konstatuara gjatë kryerjes së punimeve për riparimin/rindërtimin e banesave individuale.
Akti normativ parashikon edhe kthimin e parave të gjobave dhe mënyrën se si do kthehen këto para.
Kthimi i shumave pranë llogarisë bankare të subjektit përfitues apo institucionit shtetëror që ka vendosur masën administrative me gjobë do të bëhet brenda datës 15 nëntor 2020.
Ndërkohë do të kthehen edhe patentat, licencat dhe mjetet e bllokuara në zbatim të masave administrative sërish brenda 15 nëntorit.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)

Lini një Përgjigje