Mali i Zi duket se ka arritur ta menaxhojë shumë mirë situatën pasi sot është dita e tretë që nuk raporton asnjë rast të ri me koronavirus.
Që më 26 prill vendi fqinj nuk ka pasur më asnjë rast të ri. Gjatë 24 orëve janë testuar 81 mostra të testimeve nga raste kontakti, por asnjë nuk ka rezultuar pozitiv. Deri më tani në Malin e Zi, 7 persona kanë humbur jetën, ndëra 321 janë të infektuar.
Të gjitha mediat ndërkombëtare theksojnë se puna e shëndetit publik në Mal të Zi deri më tani ka qenë shembullore, edhe pse pandemia ka nxjerrë në pah mungesën e transparencës dhe përplasjet midis institucioneve shtetërore.
Por faktori më i rëndësishëm ka qënë përgjegjshmëria dhe disiplina e qytetarëve malazez për respektimin e masave të distancimit shoqëror.
Vendi fqinj shënon rezultate mjaft të mira në fushën e mbrojtjes së shëndetit publik, falë qendrueshmërisë të sistemit shëndetësor, që ka demonstruar aftësi për të menaxhuar me sukses këtë krizë shëndetësore.
Ndër aspektet pozitive, ka qënë puna e Ministrisë së Punëve të Jashtme në procesin e kthimit të qytetarëve malazezë gjatë pandemisë në Mal të Zi, të cilët u vunë menjëherë në izolim, duke cuar në frenimin e pandemisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




