Gazeta Si – Tre gola në tri ndeshjet e fundit të Kombëtares. Gola që përkthehen në pikë të rëndësishme dhe që po na çojnë drejt Europianit të Gjermanisë. Nedim Bajrami është pa dyshim faktor në Kombëtaren e Silvinjos.
Në një kombëtare të bazuar te një grup kompakt, megjithatë është dikush që bën gjithmonë diferencën dhe deri tani e ka bërë Bajrami. Silvinjo i ka dhënë besim të madh dhe tetovari ia ka shpërblyer me gola, që edhe UEFA nuk nguron t’i rekalamojë në faqen e saj zyrtare. ‘Bajrami e bëri sërish’ – shkruhej në një postim të saj pas ndeshjes Çeki-Shqipëri, duke iu referuar goditjes spektakolare të numri 10 të kuqezinjve.
Për të mebtur te numri 10, më në fund Kombëtarja jonë e ka gjetur lojtarin ideal. Atë lojtar, për të cilin është folur aq shumë pas largimit të Ervin Skelës. Shqipëria e ka tashmë 10-ën e saj klasike, lojtarin që i jep fantazi lojës, vertikalizon dhe ç’është më e rëndësishme, shënon gola me peshë.
Trajneri Silvinjo e ka një pikë kyçe të formacionit të tij lojtarin e Sasuolos. Besimi ka shumë rëndësi në futboll dhe braziliani nuk ia ka kursyer Bajramit, ashtu sikurse Asanit, Mitajt e gjithë të tjerëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.