Nga Gazeta Si – Bayern kthehet në Bundesliga ku do të provojë të zgjasë në 18 serinë e ndeshjeve pa humbje këtë sezon.
Për këtë ata do të presin Freiburg në shtëpi. Ndërsa në mëndje ka edhe në mesjavën e ardhshme kur do të udhëtojnë drejt Londrës, për sfidën ndaj Arsenal në Champions League.
Por le të shohim bashkë cilët janë faktorët e suksesit të skuadrës së drejtuar nga Vincent Kompany:
Harry Kane
13 gola në Bundesliga, e bëjnë anglezin, shënuesin më të mirë për të tretin sezon rradhazi
Michael Olise
Francezi ka krijuar 52 raste të pastra deri tani këtë sezon. Më shumë se çdo lojtar tjetër në Bundesliga
Aleksandar Pavlovic
Mesfushori i ri ka kompletuar 96% të pasimeve të tentuara nën presionin e kundërshtarit
Skuadra
Në total bavarezët kanë shënuar 35 gola me disa shënues duke qënë skuadra që ka shënuar më shumë në kampionat
Zotërimi i topit
60.6% e bëjnë skuadrën kampione, më të suksesshmen sa i përket kontrollit për ndeshje
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



