Motosport

Fakte të pabesueshme nga Formula 1

  • Numri më i lartë i parakalimeve në një xhiro është 63 dhe u kryen në xhiron e 3 të Çmimit të Madh të Holandës në vitin 2023.
  • Max Verstappen pilotoi një makinë F1 përpara se të merrte patentën për qarkullim në rrugë.
  • Sebastian Vettel mori penalitetin e parë pas 6 sekondave në debutim (për BMW Sauber) në Çmimin e Madh të Turqisë në vitin 2006.
  • Michael Schumacher dhe Jacques Villeneuve nuk ndanë asnjë podium gjatë tërë vitit 1997.
  • Hans Heyer është piloti i vetëm me DNQ (nuk u kualifikua), DNF (nuk e përfundoi garën) dhe DSQ (u skualifikua) brenda një gare.
  • Jenson Button është piloti i parë në histori që shtypi butonin e DRS.
Kokëkuqja Ferrari
  • Kimi Raikkonen përfitoi 16 milionë euro nga Ferrari që të mos garonte në vitin 2010. Shifër më e lartë se ajo që Ferrari pagoi për Felipe Massa-n në pistë.
  • Mclaren mori 105 penalitete në rradhën e nisjes në Çmimin e Madh të Belgjikës në vitin 2015.
  • 6 makina ishin në startin e Çmimit të Madh të SHBA në vitin 2005.
  • Lewis Hamilton ka rekordin e pikëve në një garë, 50. E vetmja në histori që dha dyfishin e pikëve për fituesin.
  • Markus Wickelhock kryesoi të vetmen garë që zhvilloi për Spyker në vitin 2007.
  • Sebastian Vettel fitoi 53 gara në karrierën e tij, por asnjë kur u nis jashtë 3 pozicioneve të para.
BMW u largua në vitin 2009 nga Formula 1
  • Michael Schumacher fitoi në debutimin e Jenson Button. Ndërsa britaniku fitoi në epilogun e gjermanit.
  • Numri 0 u përdor vetëm nga Damon Hill në vitet 1993 dhe 1994.
  • Jenson Button dhe Max Verstappen janë të vetmit që kanë fituar një garë, gjatë së cilës u futën 6 herë në pit stop.
  • Ayrton Senna vendosi xhiron më të shpejtë në Çmimin e Madh të Evropës në vitin 1993 (në Donington) duke kaluar në Pit Lane.
  • Çmimi i Madh i Belgjikës në vitin 2021 është i vetmi që u mbyll pa asnjë xhiro të vërtetë.
  • Gara e Monaco’s në vitin e fundit është e vetmja ku 10 pilotët e parë në nisje, e mbyllën atë në të njëjtat pozicione.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë