Futboll

Fakte dhe statistika për Finalen Angli-Gjermani

Gazeta Si – Në prag të Finales së Euro U21 në Bratislavë është koha për të parë disa fakte dhe statistika për këtë sfidë dhe skuadrat që do ta zhvillojnë atë…
– Për të 3 herë, Anglia dhe Gjermania do të përballen në Finalen e “UEFA Under-21 Championship”: në vitin 1982, Anglia fitoi 5-4 (3-1 ndeshja e parë, 2-3 ndeshja e kthimit), ndërsa në vitin 2009,  gjermanët fituan 4-0 me golat e Gonzalo Castro, Mesut Özil dhe dygolëshin e Sandro Wagner.
– Në 12 ndeshjet e fundit të Anglisë në “UEFA Under-21 Championship”, humbja e vetme (10F 1B) është shkaktuar nga Gjermania në fazën e grupeve. Skuadra e fundit që fitoi një Finale përballë një rivali që e kishte mundur më herët ishte Holanda kundër Ukrainës në vitin 2006 (humbi 2-1 në grup dhe fitoi 3-0 në Finale).


– Anglia është kampione në fuqi në “UEFA Under-21 Championship”. Kombëtaret që e mbrojtën trofeun ishin vetë Anglia (1982, 1984), Italia (1992, 1994, 1996), Holanda (2006, 2007) dhe Spanja (2011, 2013).
– Gjermania mbërriti për të 6 herë në Finalen e “UEFA Under-21 Championship”. Vetëm Spanja (9) dhe Italia (7) kanë bërë më mirë. Panzer’at e fituan në 3 raste (2009, 2017, 2021) dhe dy herë janë nënkampionë (1982, 2019).
– Pesë finalet e Anglisë në “UEFA Under-21 Championship” jane zhvilluar ndaj Gjermanisë (fituar në 1982, humbur në 2009, përballen në 2025) ose Spanjës (fituar në 1984 dhe 2023).

– Gjermania fitoi 5 ndeshjet e këtij edicioni në “UEFA Under-21 Championship”, seria më e gjatë në historië e saj, duke shënuar më shumë se dy gola në cdo fitore (15 në total).
– Gjermania renditet e 3 për gjuajtjet në portë në “2025 UEFA Under-21 Championship” me 74, por ka përqindjen më të lartë (20.3) të konvertimit (15 gola). Anglia ndërkohë ka konvertuar vetëm 11.8% të rasteve (9/76).
– Omari Hutchinson ka dribluar më shumë se cdo lojtar tjetër në “2025 UEFA Under-21 Championship” (24) dhe është një nga tre anglezët (prej 2007) që tenton 20+ driblime në një edicion të vetëm: Theo Walcott në 2009 (22) dhe Noni Madueke në 2023 (26).

– Harvey Elliott ka shënuar 4 gola në “2025 UEFA Under-21 Championship”. Vetëm Mark Hateley në vitin 1984 ka shënuar më shumë për Anglinë në një edicion të vetëm (6). Në total Elliott ka shënuar 13 gola në 25 ndeshje në kategorinë U21, aq sa Alan Shearer dhe Francis Jeffers. Vetëm Eddie Nketiah ka shënuar më shumë (16 gola).
– Gjermani Nick Woltemade është përfshirë në 9 gola në “2025 UEFA Under-21 Championship” (6 gola dhe tre asist), më shumë se cdo lojtar tjetër në një edicion prej vitit 2007. Woltemade ka krijuar 12 raste, një më pak se rivali sllovak, Tomás Rigo këtë vit (13), ndërsa vetëm Mathys Tel (8) ka më shumë gjuajtje në kuadrat se Woltemade (7).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë