Motosport

Fakte dhe statistika për ‘Emilia-Romagna Grand Prix 2025’

Formula 1 zhvillon këtë java raundin e 7 në “Emilia-Romagna Grand Prix”. Më poshtë do ju njohim me statistikat, pikat e forta të pilotëve, strategjinë dhe akoma më shumë. Sesionet e provave të Lira 1 dhe 2 u zhvilluan të premten dhe u dominuan nga Mclaren me Piastri-Norris në vendet 1 dhe 2. Ndjekur nga Sainz dhe Gasly përkatësisht në sesionin e parë dhe të dytë. Provat e 3 të Lira dhe ato Zyrtare zhvillohen sot ndërsa Gara të dielën.

  • Gara e parë – 1980 (Imola organizoi “Italian Grand Prix” në vitin 1980, “San Marino Grand Prix” nga 1981-2006 dhe  “Emilia-Romagna Grand Prix” prej vitit 2020 e në vazhdim)
  • Gjatësia e pistës – 4.909km
  • Xhiro më e shpejtë – 1’15”484, Leëis Hamilton, Mercedes, viti 2020
  • Më shumë “pole positions” – Ayrton Senna (8)
  • Më shumë fitore – Michael Schumacher (7)
  • Kuriozitet – Presidenti i cirkuitit është Gian Carlo Minardi, ish drejtuesi i skuadrës së Formula 1 me të cilën debutoi  Fernando Alonso.
  • Distanca deri në kthesën e 1’rë – 553 metra
  • Parakalimet të realizuara në vitin 2024 – 45
  • Probabiliteti për Safety Car – 75%
  • Probabiliteti për Virtual Safety Car – 25%
  • Koha në Pit stop – 28.2 sekonda

Pole position në “Emilia-Romagna Grand Prix”

  • 2024 – Max Verstappen (Red Bull)
  • 2022 – Max Verstappen (Red Bull)
  • 2021 – Lewis Hamilton (Mercedes)
  • 2020 – Valtteri Bottas (Mercedes)

Fitues në “Emilia-Romagna Grand Prix”

  • 2024 – Max Verstappen (Red Bull)
  • 2022 – Max Verstappen (Red Bull)
  • 2021 – Max Verstappen (Red Bull)
  • 2020 – Lewis Hamilton (Mercedes)

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë