Nga Gazeta Si – Një garë thriller në “Austrian Grand Prix” i mbajti njerëzit të mbërthyer përpara televizorit, me shumë parakalime dhe incidente që nisi me fitoren simetrike të McLaren dhe u mbyll me zonën e pikëve për Red Bull.
• McLaren renditi për të 4 herë këtë sezon, makinat në vendet 1-2. Për të fundit herë kishte ndodhur në vitin 2007.
• Kjo ishte fitorja e 7 në karrierën e Norris.
• Piloti i fundit i McLaren që kishte fituar në “Red Bull Ring” ishte David Coulthard në vitin 2001.
• Vetëm dy pilotë kanë fituar ekzaktësisht 7 “Grands Prix” për McLaren: Lando Norris dhe Oscar Piastri.
• Piastri u rendit i 2 në Austri për të 2 vit rradhazi.
• Charles Leclerc u rendit i 3 për të trein podium në 4 “Grands Prix” e fundit.
• Ishte podiumi i 5 për Leclerc në Red Bull Ring, më shumë se në cdo cirkuit tjetër.
• Lewis Hamilton barazoi rezultatin më të mirë sezonal (ishte renditur i 4 dhe në Imola).
• Hamilton u rendit i 4 për Mercedes vitin e kaluar.

• George Russell u rendit në vendin e 5 për Mercedes dhe nuk ka marrë pikë vetëm një herë këtë sezon (i 11 në Monaco).
• Liam Lawson me vendin e 6 për Racing Bulls arriti rezultatin më të mire në karrierë.
• Te Aston Martin, Fernando Alonso u rendit i 7 në dy gara rradhazi, Kanada dhe Austri.
• Vendi i 8 për Kick Sauber dhe Gabriel Bortoleto rregjistruan pikët e para të brazilianit.
• Ishte rezultati më i mirë për Sauber në “Red Bull Ring” që nga vendi i 4 i Kimi Raikkonen në vitin 2001.
• Nico Hulkenberg u rendit i 9 në garën që e nisi nga vendi i fundit.
• Hulkenberg është piloti i parë për Sauber që merr pike në 3 gara frradhazi që nga Valtteri Bottas në vitin 2022.
• Sauber shkoi për të parën herë me dy makinat në zonën e pikëve që prej “Qatar 2023”.
• Vendi i 10 për Haas dhe Esteban Ocon ishte gara e pestë në zonën e pikëve këtë sezon.

• Me Yuki Tsunoda-n në vendin e 16 dhe Max Verstappen jashtë garës që në xhiron e parë, Red Bull i dha fund serisë prej 77 garash në zonën e pikëve (skuadra e 4 në klasifikimin që kryesohet nga Ferrari).
• Alex Albon dhe Carlos Sainz nuk e kompletuan garë dhe për Williams ishte hera e parë që ndodhte prej “Sao Paulo 2024”.
• Për Albon ishte gara e 3 rradhazi që nuk e mbyllte.
• Verstappen u tërhoq për të dytën herë në chiron e parë dhe në të dy rastet është goditur nga Mercedes (herën e fundit në “Silverstone 2021”).
• Verstappen i dha fund serisë prej 31 garave rradhazi në zonën e pikëve (dhe 74 në 75 të fundit).
• Kimi Antonelli nuk ishte tërhequr asnjëherë në xhiron e parë (për të fundit herë te Mercedes këtë e kishte bërë Lewis Hamilton në “Qatar 2023”).
• Podiumi i fundit për Antonelli-n në 5 garat e shkuara ishte në Kanada.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.