Motosport

Fakte dhe statistika nga ‘Monaco Grand Prix 2025’

Dihej që në fillim se dy “pit stop-et” e detyrueshme në Monako do të kërkoni strategji jo të zakonshme dhe ndërsa McLaren dhe Lando Norris ja dolën të fitonin, Racing Bulls zuri faqet kryesore të gazetave me dy makinat e saj në zonën e pikëve. Sigurisht që ata nuk ishin të vetmit që vendosën disa numra tej normales për tu përmendur në post-garë…

• Lando Norris arriti fitoren e parë të McLaren në Monaco prej vitit 2008 me Lewis Hamilton.

• Ishte fitorja e 16 për McLaren në Monako, më shumë se në çdo pistë tjetër të F1.

• Norris arriti fitoren e dytë sezonale pas “Australian Grand Prix” dhe e 6 në karrierë duke barazuar Oscar Piastri-n.

• Charles Leclerc në vendin e 2  rregjistroi rezultatin më të mirë të Ferrari-t në 2025.

• Ishte podiumi i dytë për Leclerc në Monako pas fitores në 2024.

• Ferrari rregjistroi podiumin e 58 në “Monaco Grand Prix”, më shumë se çdo konstruktor tjetër.

• Piastri në vendin e 3 arriti podiumin e 7 rradhazi, ndërsa McLaren rregjistroi të parin podium të dyfishtë në Monako prej 2007.

• Piastri përfundoi në zonën e pikëve për fundjavën e 34 rradhazi (seria e 3 më e gjatë në histori).

• Tre të parët në start e mbyllën garën në këtë mënyrë për të 3 sezon rradhazi në Monaco.

• Me vendin e 4, Red Bull dhe Max Verstappen humbën podiumin për të 4 nga 7 garat e fundit.

• Verstappen nuk u ngjit në podium në dy garat e fundit në “Monaco Grands Prix”.

• Lewis Hamilton që u rendit në vendin e 5, nuk mbërrin në podium në Monako prej 2019.

• Hamilton fitoi më shumë pozicione (dy) se të gjithë ata që e mbyllën në zonën e pikëve.

• Esteban Ocon në vendin e 7 ishte rezultati më i mirë për Haas në “Monaco Grand Prix” ndër Ocon shkoi për të 3 herë këtë sezon në zonën e pikëve.

• Në bordin e Racing Bulls, Isack Hadjar arriti rezultatin më të mirë personal me vendin e 6.

• Edhe Liam Lawson në vendin e 8, pati rezultatin më të mirë në karrierë.

• Për të parën herë nga viti 2019, skuadra në Faenza i çon dy makinat e saj në zonën e pikëve në Monako.

• Williams dhe Alex Albon u renditën të 9 për të dytin sezon rradhazi në “Monaco Grand Prix”.

• Albon nuk ka marrë pikë vetëm në 1 nga garat e këtij sezoni.

• Carlos Sainz në vendin e 10 do të thotë se Williams mori pikë me të dy makinat në Monako për të parën herë në 20 vite.

• Me George Russell në vendin e 11 dhe Kimi Antonelli në të 18, Mercedes nuk mori asnjë pikë për të parën herë nga Australia në vitin 2024.

• Tërheqja e Fernando Alonso-s do të thotë se ai nuk ka marrë asnjë pikë në 8 gara, starti më i dobët i spanjollit në 10 vite.

• Përpara incidentit të fundit të Alpine, Pierre Gasly kishte mbyllur 6 garat e fundit në Monako.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë