Norris i dha fund kryesimit prej 63 garash të Verstappen në klasifikimin e pilotëve duke konfirmuar që në fillim se ky do të jetë një sezon i paparashikueshëm. Pas fundjavës australiane është koha të shohim rekordet dhe statistikat e vendosura në tokën e kangurëve.
• Lando Norris arriti fitoren e 5 në karrierë, të gjitha te McLaren dhe kryeson klasifikimin për herë të parë.
• Norris është i pari pilot i McLaren që kryeson botërorin, pas Lewis Hamilton në “2012 Canadian Grand Prix”.

• Ai i dha fund dominimit prej 1029 ditësh/ 63 garash rradhazi të Max Verstappen në kryesim (prej garës së Spanjës në vitin 2022).
• Lando Norris fitoi dy gara rradhazi për të parën herë në karrierë (duke llogaritur edhe garën e fundit të 2024).
• Verstappen ka përfunduar pas Norris në 4 nga 5 fitoret e britanikut.
• George Russell në vendin e 3 arriti rezultatin më të mirë në startin e një sezoni.

• Vendi i 5 i Alex Albon ishte rezultati më i mirë për Williams prej “2017 Azerbaijan Grand Prix” ku Lance Stroll u rendit i 3.
• Me vendin e 4 për Mercedes, Kimi Antonelli u bë piloti i 69 që hyn në zonën e pikëve në debutim.
• Në moshën 18 vjeç e 203 ditë, Antonelli është piloti i dytë më i ri pas Max Verstappen që fiton pikë në F1.
• Lance Stroll dhe Aston Martin në vendin e 6 do të thotë që kanadezi ka arritur dy vite rradhazi rezultatin më të mirë personal në Melbourne.

• Me Nico Hulkenberg në vendin e 7, Sauber shkoi në zonën e pikëve në 2 nga 3 garat e fundit.
• Hulkenberg u rendit i 7 në Melbourne për të 6 herë në 8 vitet e fundit.
• Charles Leclerc me vendin e 8 arriti rezultatin më të dobët prej “British Grand Prix”, Korrikun e kaluar.
• Lewis Hamilton mori një pikë në debutimin te Ferrari.
• 14 pilotë mbaruan garën, numri më i vogël prej “2023 Grand Prix” në Sao Paulo, Brazil.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.