Motosport

Fakte dhe statistika nga ‘Chinese GP 2025’

Kina prodhoi rezultatin e 50 të McLaren me vendet 1-2 dhe podiumin e 300 për Mercedes. Mund të jetë vetëm raundi i dytë por ky sezon nisi në shenjën e numrave historikë në emrat McLaren apo Mercedes. Dhe në vazhdim mund të gjeni të tjera statistika interesante nga Shanghai…

• Për të parën herë McLaren çoi makinat e saj në dy vendet e para në “1968 Canadian Grand Prix” me Denny Hulme dhe Bruce McLaren.

• McLaren fitoi 3 gara rradhazi për të parën herë nga viti 2012 (Hungari, Belgjikë dhe Itali).

• Oscar Piastri fitoi garën e 3 në karrierë.

Norris dhe Piastri në podiumin e *Chinese GP 2025*

• Piastri mori pikë për të 28 garë rradhazi (seria më e gjatë nga një pilot aktiv në F1).

• Lando Norris u rendit i dyti për të dytin vit në Shanghai.

• George Russell në vendin e 3 realizoi podiumin e 300 në historinë e Mercedes si një konstruktor në F1.

• Russell u ngjit në dy gara rradhazi në podium për të parën herë pas Holandë/Itali në 2022.

• Vendi i 5 që arriti Esteban Ocon ishte rezultati më i mirë që Haas ka vendosur në Shanghai.

George Russell në podiumin e 300 për Mercedes si konstruktor

• Kimi Antonelli në vendin e 6 hyri në zonën e pikëve për të dytën garë rradhazi.

• Alex Albon u bë piloti i 7 në historinë e F1 që kryeson garën në ditëlindjen e tij. Ai e mbylli në vendin e 7.

• Ato ishin xhirot e para zyrtare në kryesim për Williams për pothuajse një dekadë pas Felipe Massa-s dhe Valtteri Bottas në Silverstone 2015.

• Oliver Bearman në vendin e 8 do të thotë që Haas mori pikë me të dy makinat pas vendeve të fundit në “Australian Grand Prix”.

Aston Martin në pritje të Fernando Alonso-s

• Antonelli dhe Bearman u bënë dy pilotët më të rinj që marrin pikë në të njëjtën garë për të dytën herë pas Monza në 2017 me Max Verstappen dhe Lance Stroll.

• Gabriel Bortoleto mundi shokun e skuadrës te Kick Sauber, Nico Hulkenberg me 9.4 sekonda.

• Fernando Alonso që u tërhoq për shkak të problemeve me frenimin te Aston Martin është i vetmi pilot që nuk përfundoi asnjë nga dy garat e para.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë