Lajmet që vijnë nga Spanja sipas të cilit Cristiano Ronaldo ka ndërmend ti shndërrojë hotelet në Portugali në spitale për të përballuar emergjencën e koronavirus, po merr gjithnjë e më shumë konturet e një ‘’fake news’’. Marca shpërndau lajmin duke i besuar komentit të Edgar Caires, mikut personal të Cristiano, por më pas nisën dyshimet mbi gjestin e madh të sulmuesit të Juventus.
Duke nisur nga Jornal Madeira, e përditshmja e vendlindjes së CR7, që menjëherë e ka konsideruar lajmin mbi hotelet si një “fake”. “Ky informacion që është publikuar nga e përditshmja spanjolle sportive Marca, është false dhe është përgënjeshtruar”.
Një pozicionim i fortë dhe i qartë, që fshin me një goditje të vetme atë që është shkruar për lëvizjen e CR7 në favor të emergjencës koronavirus në Portugali. Fake news godasin përsëri, edhe në kohë krize.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




