Meta po punon me projekte që mund të lejojnë përdoruesit e tyre të krijojnë dhe shesin NFT, në një kohë kur Facebook synon t’i bashkohet vorbullës së madhe që është krijuar nga ato.
Stafi i Facebook dhe Instagram po riprovojnë opsionet e shtuara në to, që i lejon përdoruesëve publikimin e krijimit të tyre NFT, në profil. Po ashtu, ata po punojnë në krijimin e një opsioni që i ndihmon përdoruesit në krijimin e NFT-ve.
Dy burime të afërt me çështjen, thanë se Meta po diskuton edhe lançimin e një platforme për blerje dhe shitje NFT, aset digjital artistik, që nuk mund të kopjohet.
Të gjitha këto janë ende në hapa të parë dhe mund të ndryshojnë. Por, fjala se Mark Zuckerberg mund t’i futet NFT-ve, i ndihmoi ato të rriten brenda pak orëve.
Vlera totale e tregut të NFT-ve është 40 mld dollarë dhe për kritikët, kjo është një flluskë e fryrë nga manipulimi i tregut.
Rivali i Meta, Twitter po zë hapësirën e saj në tregun e artit digjital duke testuar kapacitet, ndërsa rrejti social Reddit, tashmë e ka lançuar koleksionin e vet me NFT.
Këto lëvizje vijë një vit pasi Mark Zuckerberg tha se një ditë NFT-të, do të jenë “tregu i të mirave digjitale” në Metaverse.
Kreu i Instagram, Adam Mosseri tha dhjetorin e kaluar se “po eksploron NFT-të”, pa dhënë detaje. Por tani Instagram po interesohet shumë.
Projekti i Instagram për NFT-të, fillimisht u drejtua vitin e kaluar nga Kristin George, drejtoresha e produkteve dhe krijimeve të Instagram-it, dhe David Marcus, ish-kreu i pagesave dhe kriptove të Facebook që u largua nga kompania në dhjetor, tha një person tjetër.
Marcus tani është zëvendësuar nga Stephane Kasriel, ish-shefi ekzekutiv i platformës së pavarur Upwork.
Portofoli i monedhës digjitale të Facebook, Novi, i cili u lançua si pilot në tetor, ka të ngjarë të jetë i duhuri për këto plane, thanë burimet. “Shumë nga funksionet mbështetëse të Novi do të fuqizojnë NFT-të,”./Financial Times
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




