Teknologji dhe Inovacion

Facebook mbylli llogaritë e shumë përdoruesve pa asnjë arsye

Përdoruesit e rrjetit social “Facebook”, në të gjithë botën janë zgjuar dhe kanë gjetur llogarit e tyre.

Mesazhi që morën shumë prej tyre ishte: “Llogaria juaj në Facebook u çaktivizua sepse nuk përputhet me standardet tona të komunitetit. Ky vendim nuk mund të anulohet.”

Firma “Meta” tha se po heton. Në një postim në Twitter , Andy Stone i Metës tha se ne jemi të vetëdijshëm se disa përdorues po përjetojnë probleme me aksesin në llogaritë e tyre në Facebook dhe ne po punojmë për t’i zgjidhur ato sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ai nuk tha se sa ishin prekur, apo çfarë ishte ky problem.

Konsulentja e marrëdhënieve me publikun, Jen Roberts ishte një nga ato që e gjeti të mbyllur llogarinë e saj. 
“Unë nuk kam postuar asgjë apo komentuar për një kohë të gjatë, kështu që është jashtëzakonisht e pamundur që të kem bërë ndonjë gjë që mund të interpretohet si fyese”,është shprehur ajo.

Por, pavarësisht se nuk ishte një përdoruese e zjarrtë, gjetja e llogarisë së saj të mbyllur ishte akoma shqetësuese.
“Të gjitha imazhet nga vitet e mia të universitetit dhe ato të familjes janë në “Facebook”.Nuk do të kem më akses në kujtimet e më shumë se 15 viteve, gjë që është vërtet e trishtueshme”, tha një tjetër përdorues.

Burimi:BBC/Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë