Facebook ka mbyllur mijëra faqe të ekstremit të djathtë anëembanë botës, vendim i cili ka prekur qindra llogari nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Lajmi u bë i ditur nga vetë rrjeti social, i cili duke iu referuar Ballkanit njoftoi se ka mbyllur 212 faqe në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut për shpërndarje të materialeve të papranueshme.
Sipas ekspertëve, disa nga profilet që u hoqën mund t’i përkasin grupeve radikale apo të ekstremit të djathtë që mund të jenë të rrënjosura në Ballkan ose vijnë nga jashtë dhe qëllimi i fshehtë i të cilëve është radikalizimi i njerëzve.
Facebook tha se disa nga këto operacione online u gjet se kishin lidhje me Iranin dhe Rusinë. Ai theksoi se profilet nuk u hoqën vetëm për përmbajtjen e tyre, por edhe për pretendime se përfaqësonin komunitete politike në Australi, Britani dhe Shtetet e Bashkuara.
Ekspertët thonë se në pamje të parë, këto profile mund të mos duken aspak radikale dhe se nuk përmbajnë përmbajtje të caktuar dhe gjuhë urrejtjeje. Ata zakonisht fokusohen në postimin e teksteve mbi stilin e jetesës, kujdesin shëndetësor, dietat dhe ushtrimet. Lajmet sportive përdoren shpesh për të joshur kryesisht lexuesit meshkuj,” shpjegoi ai.
Një ekspert i medias në Shkup, Bojan Kordalov, tha se kjo nuk ishte hera e parë që Facebook mbyllte profile ekstremistësh të dyshuar në vendin fqinj.
“Nëse janë zbuluar apo jo disa grupe radikale, këtë e përcaktojnë autoritetet, por është fakt se në të kaluarën kemi pasur shumë raste faqesh ekstremiste që në fillim e fshehën qëllimin e tyre të vërtetë duke postuar përmbajtje neutrale dhe popullore ,” shpjegoi Kordalov.
Sipas tij, se vendet në Ballkan janë përgjithësisht të papërgatitur për të trajtuar rreziqet që vijnë nga shpërndarja lajmeve të rreme, ideologjive radikale dhe gjuhës së urrejtjes.
“Të gjitha rregulloret e Kodit Penal që janë të zbatueshme për median tradicionale duhet të aplikohen gjithashtu për sferën online, duke bërë të gjitha përpjekjet për të ruajtur lirinë e fjalës,” këshilloi Kordalov.
Gjatë viteve të fundit Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë përmendur si qendra aktivitetesh per lajmet e rreme. Medias perëndimore thonë se faqet ekstremiste nga Maqedonia e Veriut ishin të përfshira në përhapjen e lajmeve të rreme gjatë fushatës së fundit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Në mars të vitit 2018, themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg përmendi madje emrin e Maqedonisë së Veriut si një burim lajmesh të rreme.
.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



