Një person është arrestuar, një është shpallur në kërkim dhe një tjetër është vënë nën hetim me akuzën e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit kibernetik në Fier.
Në kuadër të operacionit të koduar policor “Fabrika”, u arrestua Fabio Braçaj, 26 vjeç, banues në Tiranë; u shpall në kërkim Fatjon Koçi 25 vjeç, banues në Sarandë, si dhe është proceduar penalisht shtetasi F.B., 61 vjeç, banues në Fier.
Ndaj tyre, rëndon akuza për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
LEXO EDHE:
- Policia aksion te “5 Maji”, gjenden pajisje kompjuterike në një banesë dhe grirëse kanabisi
- “Vrasja për shaka”, të gjithë dëgjuan krismën, askush s’pa gjë… Djemtë e “5 Majit” shpërthejnë në lot në Gjykatë
- Vrasja që zbuloi pajisjet Bitcoin: A ishin të ligjshme kriptomonedhat te “5 Maji”?
- Pas vrasjes te “5 maji”. Njëri nga të rinjtë autori, të tjerët fshehën pistoletën, larguan gëzhojën dhe pastruan lokalin
- Kriptomonedhat tërheqin aktivitetet kriminale
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata dyshohen se kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një strukture për prodhimin e kriptovalutave, të cilat krijohen me anë të futjes dhe ndryshimit të të dhënave kompjuterike në pajisje elektronike, duke krijuar përfitime monetare, si dhe shmangien e procedurave ligjore në lidhje me detyrimet ndaj shtetit dhe vjedhjen e energjisë elektrike, përsa i përket montimit të pajisjeve elektrike, marrjen e energjisë elektrike etj, por dhe funksionimin e rregullt të këtij aktiviteti përsa i përket të ardhurave etj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11 pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, pajisje të telefonisë celulare, pajisje ndihmëse elektronike etj.
Policia thotë se po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.
Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.