Ngjarje

Fabrikë droge në Ohër, mediat maqedonase: Arrestohet dhëndri i kryebashkiakut të Pogradecit

Gazeta Si – Mediat në Maqedoninë e Veriut raportuan për zbulimin e një “shtëpie bari” në Ohër, duke deklaruar se janë arrestuar 10 persona, mes tyre edhe pronari i këtij investimi të paligjshëm.

Sipas “Alsat.mk”, pronari është dhëndri i kryebashkiakut socialist të Pogradecit, Ilir Xhakolli.

Autoritetet bëjnë me dije se janë zbuluar 3.000 rrënjë ilegale marijuanë, 100 litra vaj kanabisi, si dhe 600 kg kanabis i tharë.

I pyetur nga mediat shqiptare për këto akuza, Xhakolli ka theksuar se dhëndri i tij ishte me pushime në Turqi me familjen dhe nuk është arrestuar në Maqedoni.

“Unë jam vetë me pushime në Greqi me familjen, kurse dhëndri im është me familjen në Turqi. Nuk është arrestuar fare dhe s’ka lidhje me këtë ngjarje”, – mësohet të ketë thënë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë