Futboll

Fabregas zbarkon te Komo, në të ardhmen do jetë aksioner i klubit

Gazeta Si – Mesfushori spanjoll ka dhënë deklaratat e para pas zyrtarizimit te Komo. Çesk Fabregas do të mbajë fanellën me numër 4, në të ardhmen do të bëhet aksioner i klubit.

Një ‘hero’ i ri sapo ka zbvarkuar në brigjet e liqenit. Fabregas dhe Komo kanë zyrtarizuar sot gjithçka në një konferencë shtypi. Është një goditje e madhe për skuadrën e lidhur me familjen Hartono.

Fabregas ka nënshkruar për dy vjet me klubin lombard, me premtimin se pastaj do të bëhet pjesë e tij si aksioner. Konfirmimi vjen nga administratori Denis Uajs.

Fabregas feston një gol me Monako. Gazeta Si, 1 gusht 2022

Me Fabregas Komo mund të ëndërrojë ngjitjen në Serinë A në sezonin 2002-2003. Në moshën 35-vjeçare, spanjolli sjell eksperiencë dhe lidershipin e kampionit. Ai ka fituar Botërorin në 2010-ën me Spanjën, si dhe dy Europianë, në 2008-ën dhe 2012-ën.

“Vij me të njëjtën ambicie si gjithmonë”, – ka thënë ish-lojtari i Arsenalit, Barcelonës, Çelsit dhe Monakosë. “Dua ta çoj këtë klub aty ku e meriton, në Serinë A. Dua t’i shënoj sërish Bufonit”, – ka shtuar spanjolli.

Futbollisti spanjoll u prezantua në stadiumin “Sinigaglia” në mesditë, kur e priste një det me tifozë. Fabregas, me një shall të Komos në qafë, është përshëndetur me tifozët dhe pastaj ka shkuar në konferencën për shtyp. Komo ndërkohë ka depozituar kontratën e tij në ligë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë