Futboll

Fabio Kanavaro vjen në Tiranë, FSHF fton kampionin e Botës në kursin e trajnerëve

Gazeta Si – Fabio Kanavaro, kampion Bote me Italinë në 2006-ën dhe fitues i “Topit të Artë”, do të jetë në Tiranë më 18 prill. Ai është i ftuari special Federatës Shqiptare të Futbollit në eventin që do të organizohet në kuadër të kursit UEFA PRO. Përveç Kanavaros, është ftuar edhe Françesko Troise.

Kanavaro do të mbajë një leksion në “Shtëpinë e Futbollit” për pjesëmarrësit e kursit UEFA PRO. Tema e diskutimit është: “Nga futbollist në trajner, nga sukseset në fushë në kampionatet e fituara në pankinë”.

Fabio Kanavaro ka luajtur për klubet më me emër në futbollin italian, si Napoli, Parma, Inter dhe Juventus, si dhe për Realin e Madridit. Ka fituar Kupën e Botës në Gjermani 2006, kur fitoi edhe “Topin e Artë”.

Pas futbollit të luajtur nisi karrierën si trajner me kinezët e Guangzhou FC, më pas ka drejtuar Al-Nasr, Tianjin Tianhai dhe Benevento. Për pak kohë drejtoi edhe kombëtares kineze të futbollit.

Për kursantët e UEFA PRO do të mbajë një leksion edhe Françesko Troise, i cili ka punuar me Fabio Kanavaron. FSHF fton shpesh emra të njohur sidomos të futbollit italian, një nga të cilët ka qenë edhe Auzilio, drejtori sportiv i Interit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë