Futboll

FA Cup, vitet e pritjes për një trofe

Tani që kombëtaret i përfunduan ndeshjet e Marsit, futbolli i klubeve në Angli rikthehet sot me ¼ finalet e FA Cup. Përgjatë 29 viteve të fundit vetëm 3 skuadra jashtë “Big6” kanë arritur të fitojnë FA Cup – Portsmouth në 2008, Wigan në 2011 dhe Leicester në 2021. Mirëpo këtë vit duket një situatë e ndryshme kur sheh që Manchester City është klubi i vetëm nga “Big6” dhe Pep Guardiola ka probleme të mëdha në skuadër. Nottingham Forest, Bournemouth, Fulham dhe Brighton po zhvillojnë një sezon mbresëlënës në Premier League dhe janë ende në garë për një vend në Kupat e Evropës.

1/4 finalet e FA Cup 2024/2025

Aston Villa është në trajektore ngjitëse dhe nën drejtimin e Unai Emery shpreson të mbërrijnë deri në Wembley. Crystal Palace është në garë ashtu si dhe Preston nga Championship. Ndaj ka mundësi që fituesi këtë vit të mos e ketë provuar këtë ndjesi prej disa vitesh ose asnjëherë më parë. 4 nga 8 skuadrat e kualifikuara nuk kanë asnjë sukses në FA Cup. Brighton, Bournemouth, Crystal Palace dhe Fulham janë ende në kërkim të trofeut të parë në FA Cup. Palace humbi dy Finale ndaj Man Utd në ediconet 1989/1990 dhe 2015/2016. Brighton humbi gjithashtu ndaj Man Utd në Finalen e sezonit 1982/83.

Vitet e pritjes për një trofe të FA Cup në Angli

Fulham u mund nga West Ham në sezonin 1974/75 ndërsa Bournemouth nuk ka shkuar asnjëherë në Finale. Përjashto Man City-n edhe të tjerat kanë një pritje të gjatë. Preston fitoi në shekullin e 19 dhe gjysmën e parë të shekullit të 20. Dy herë kampionë dhe dy tituj në FA Cup, të fundit në sezonin 1937/38. E thënë ndryshe 87 vite më parë. Aston Villa pret 68 vite për lavdinë në FA Cup – mundi Man Utd në Finalen e 1956/57. Ndërsa Nottingham Forest e fitoi për të fundit herë 66 vite më parë, në sezonin 1959/60 kur mundi Luton në Finale. Man City është një histori tjetër. E ka fituar 3 herë në 13 vitet e fundit dhe 7 herë në total. Trofeun e fundit dy vite më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë