Finalja e “FA Cup” në “Wembley” do të zbulojë se cila mes Crystal Palace dhe Manchester City-t do të fitojë trofeun e fundit në ishull, pjesën angleze kuptohet. Sfidë ku “Eagles” kanë si objektiv të zhgënjejnë të gjithë ata që i shohin të pashpresë për të fituar të parën “FA Cup” në historinë e klubit. Manchester City është favorit për ta fituar ndeshjen brenda 90 minutave. Ndërsa Crystal Palace që do të luajë në Finalen e 3 të “FA Cup”, ka humbur dy të parat ndaj Manchester United në vitet 1990 dhe 2016.

Pep Guardiola mund të bëhet traineri i dytë pas Alex Ferguson (5x FA Cup, 4x League Cup) që fiton trofetë madhorë në Angli, 3 apo më shumë herë në karrierë. Ndaj të fitosh sot në “Wembley” është diçka diametralisht e ndryshme për Crystal Palace dhe Manchester City-n. Palace do të shpërblehej për vite të shumta rekrutime dhe planifikime të kujdesshme nën drejtimin e Drejtorit Steve Parish që shpëtoi skuadrën nga falimentimi në vitin 2010 kur po luanin për mbijetesë në Championship.

Ndërsa City ka mundësi të ruajë dinjitetin në një sezon që lehtësisht mund të quhet më i dobëti në karrierën e Pep Guardiola-s. Rënia nga Premier League është një mundësi reale për të paktën 10 skuadra çdo sezon dhe Crystal Palace ka flirtuar në shumë raste gjatë 12 viteve të fundit por me Oliver Glasner në stol, një vend në Europë është më afër se beteja për mbijetesë. Kjo Finale i atribuohet impaktit të trainerit austriak. Me Drejtorin Sportiv, Dougie Freedman, klubi londinez është bërë sinonim i biznesit të transferimeve.

Apo dhe rekrutimeve nga Championship si Eberechi Eze, Adam Wharton dhe Ismaïla Sarr. Pa harruar zbuluesit e nga Europa që sollën Jean-Philippe Mateta, Daniel Muñoz dhe Maxence Lacroix për shifra modeste. Aaron Wan-Bissaka dhe Michael Olise ndërkohë çuan shifra të rëndësishme pas shitjeve të shtrenjta. Man City është një nga skuadrat e pakta që mund të përballojë Palace me magnitudën aktuale. Nëse për Palace është e pranueshme ta humbasë Finalen – për City-n jo. Ky mund të jetë sezoni i parë pa një trofe prej 2016-17 kur Guardiola drejtoi për të parën herë në klub. I vetmi vit futbollistik që spanjolli nuk arriti të fitonte asnjë trofe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.