Crystal Palace fitoi të parin trofe madhor në historinë e klubit pasi mposhti Manchester City-n në Finalen e “FA Cup” në “Wembley”. Eberechi Eze ishte heroi i Palace kur shfryëtëzoi kundërsulmin e Daniel Munoz që krosoi për të pas 16 minutave. Citizens nga ana tjetër kaluan një pasdite frustruese pasi për të parën herën dështuan të fitonin një trofe nën drejtimin e Pep Guardiola-s, në detyrë prej sezonit 2016-17.

Protesta të shumta u panë kur Dean Henderson (portieri Palace) nuk u ndëshkua me kartonin e kuq për prekje të topit jashtë zonës së tij në duelin me Erling Haaland në pjesën e parë. Asistentët në VAR gjykuan se sulmuesi i City-t nuk po shkonte në drejtim të portës ndaj nuk iu mohua një mundësi e pastër shënimi. Henderson më pas u shndërrua në lojtarin deçiziv kur priti ndali Omar Marmoush pas 36 minutave.

Penallti e akorduar pas faullit të Tyrick Mitchell ndaj Bernardo Silva-s e cila nuk u ekzekutua nga Haaland kishte humbur 3 nga 7 tentativat e fundit. City dominoi kontrollin e topit por skuadra e Oliver Glasner mbrojti në mënyrë të shkëlqyer ndihmuar nga paraqitja e Henderson që ndali Haaland, Gvardiol dhe Doku në pjesën e parë. Si dhe Claudio Echeverri pas pushimit.

Libri i Artë i FA Cup
14 – Arsenal
13 – Manchester United
8 – Chelsea, Liverpool, Tottenham
7 – Manchester City, Aston Villa
6 – Newcastle, Blackburn
5 – Everton, WBA, Wanderers
4 – Wolverhampton, Bolton, Sheffield Utd
3 – Sheffield Wednesday, West Ham
2 – Preston, Old Etonians, Portsmouth, Sunderland, Nottingham Forest, Bury
1 – CRYSTAL PALACE, Huddersfield, Leicester, Oxford, Royal Engineers, Derby County, Leeds, Southampton, Burnley, Cardiff City, Blackpool, Crystal Palace, Clapham Rovers, Notts County, Barnsley, Charlton Athletic, Old Carthusians, Blackburn Olympic, Bradford City, Ipswich Town, Coventry City, Wimbledon, Wigan Athletic
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.