Pas skualifikimit që pësuan Pierre Gasly (Alpine), Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton ndryshoi klasifikimi në zonën e pikëve për garën e Kinës dhe ai për pilotë pas dy garave të para. Esteban Ocon, Kimi Antonelli, Alex Albon dhe Ollie Bearman u ngjitën dy vende më lart. Ndërsa Lance Stroll dhe Carlos Sainz u futën në zonën e pikëve. Përkeqësohet edhe klasifikimi i përgjithshëm për dy pilotët e Ferrari-t që mbeten në top10 por me pikë në njëshifrore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.