Në fund ka fituar mirëkuptimi: GP i Formula 1 në program në fund të javës në Imola do të zhvillohet siç parashikon protokolli, me dyer të mbyllura. Njoftimin e kanë bërë vetë organizatorët e “Formula Imola”. Ka dështuar ndërkohë negociatat e tentuara nga Komuna e Rajoni për të shkëputur për evenimentin një përjashtim nga ndalimi për publikun që të asistojë në ngjarjet sportive. Organizatorët janë që tani në punë për rimbursimin e biletave, duke siguruar se do të ndodhë në një kohë shumë të shkurtër.
Një lajm i keq për të apasionuarit italianë të garave me makina, por nuk mund të ishte ndryshe duke parë situatën emergjente në të cilën ndodhet vendi. “Një vlerësim ekstremisht i kujdesshëm – kanë komentuar organizatorët të zhgënjyer – pavarësisht se programi i zhvillimit të eventit parashikonte një disiplinë shumë të fortë dhe kontrolle të shumëfishta sanitare”. Për të marrë përjashtimin, Komuna kishte edhe propozuar të reduktonte edhe më shumë 13 mijë vendet e parashikuara fillimisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




