Motosport

Formula 1, anulohet gara e Imolës për shkak të përmbytjeve

Gazeta Si – Moti i keq në zonën e Emilia Romanjas kishte ngritur alarmin para garës së fundjavës në Imola. Tani vjen edhe lajmi zyrtar se kjo garë është anuluar për shkak të përmbytjeve në vendin fqinj. Organizatorët kishin kërkuar nga përfaqësuesit e medias të mos shkojnë në cirkuit për çështje sigurie dhe pavarësisht përpjekjeve, nuk ia kanë dalë.

Autodromi i Imolas kaloi natën më kritike të javës së Çmimit të Madh të Formula 1. Pas evakuimit të zyrave dhe dyqaneve në zonën pas bokseve, të kërkuar nga autoritet, vërshimi i lumit Santerno nuk solli dëme të mëdha në zonën pranë pistës, por situata mbeti fluide dhe përfundimisht u vendos për anulimin e Çmimit të Madh të Emilia Romanjës.

Lumi Santerno qe ka rrezikuar permbytjen e pistës së Imolas. Gazeta Si, 17 maj 2023

Mëngjesin e sotëm impianti ishte ende i mbyllur dhe kjo ngadalësoi gjithçka që shoqëron përgatitjet në dy zonat e pistës. Drejtuesit e FIA-s dhe autoritetet lokale ishin në kontakt të shpeshtë për lëvizjet që duheshin bërë. Xhankarlo Minardi, president i Formula Imola, dhe Pietro Benvenuti, drejtor i autodromit, dhanë deklarata të kujdesshme dhe optimiste, por ishte e pamundur në këto kushte.

F.1 dha sot udhëzime që media të mos paraqitej në cirkuit, pas sugjerimit të autoriteteve lokale. Një masë për të parandaluar çdo rrezik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë