Të majtët francezë kanë fituar shumicën e vendeve në raundin e dytë të zgjedhjeve, shkruajnë mediat franceze, teksa shifrat nuk janë publikuar ende.
Fronti i Ri Popullor llogaritet se do të marrë deri në maksimumi 200 vende në parlament, shkruan BBC.
Në vend të dytë vjen Aleanca e Ansamblit e Emannuel Macron me deri në 170 vende. Tubimi Kombëtar nuk pritet të marrë më tepër se 140 vende.
Republikanët pritet të marrin 60 vende në parlament, partitë e vogla të majta deri në 15 vende dhe partitë e tjera, pjesën tjetër të mbetur në vendeve në parlament.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




