Kosova

Exit poll-et e para: Kurti fiton me 44% por nuk e bën dot qeverinë

Nga Gazeta ‘Si’- Pas përfundimit të procesit zgjedhor, tri televizione në Kosovë kanë publikuar rezultatet e exit poll-eve, duke e nxjerr të parën Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Sipas sondazhit të televizionit Dukagjini, LVV-ja pritet të fitojë 45.7 për qind, PDK-ja 22, LDK-ja 15.6 për qind dhe AAK-ja 5.3.

Sondazhi i Klan Kosovës parashikon që LVV-ja të fitojë 44.1 për qind, PDK-ja 23.9, LDK-ja 16.1 për qind dhe AAK-ja 5.8 për qind.

Ndërkaq, exit poll-i i T7-shit nxjerr LVV-në me 43.5 për qind, PDK-në me 23.6 për qind, LDK-në me 15.9 për qind dhe AAK-në me 7.2 për qind.

Përkthyer në numrat e deputetëve, bazuar në këto rezultate del kështu:

LVV me 44.1% merr 49 deputetë

PDK me 23.9% merr 27 deputetë

LDK me 16.1% merr 18 deputetë

AAK me 5.8% merr 6 deputetë

Nisma me 1.1% asnjë deputet. 

Asnjëri nga këto sondazhe nuk ka parashikuar që Nisma Socialdemokrate të kalojë pragun zgjedhor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë