Shqipëria bëhet gati për të parin evropian të futbollit të organizuar në vendin e shqiponjave. Janë përcaktuar 7 skuadrat që do të marrin pjesë bashkë me kuqezinjtë në fazën finale që do zhvillohet nga 19 Maji deri në 1 Qershor. Gjithçka pas përfundimit të raundit të dytë kualifikues që iu dah të drejtë përfaqësueseve të Gjermanisë, Francës, Portugalisë, Çekisë, Belgjikës, Anglisë dhe Italisë.

Shorti për fazën finale do të hidhet në Shtëpinë e Futbollit në datën 31 Mars në orën 19:00 ndërsa janë përcaktuar tashmë edhe ambasadorët e eventit, Jurgen Gjasula dhe Valbona Selimllari. Shqipëria, Çekia dhe Belgjika janë skuadra që nuk e kanë fituar asnjë herë kompeticionin. Finalja do të zhvillohet në Stadiumin “Arena Kombëtare” që priti Finalen inaguruese të “UEFA Conference League” në vitin 2022.

Fituesit e deritanishëm:
2024: Italia
2023: Gjermania
2022: Franca
2020 & 2021: nuk u organizua
2019: Holanda
2018: Holanda
2017: Spanja
2016: Portugalia
2015: Franca
2014: Anglia
2013: Rusia
2012: Holanda
2011: Holanda
2010: Anglia
2009: Gjermania
2008: Spanja
2007: Spanja
2006: Rusia
2005: Turqia
2004: Franca
2003: Portugalia
2002: Zvicra
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.