Megjithëse ju afrua, Vllaznia se preku dot titullin kampion në Kategorinë Superiore. Ishte hera e dytë pas sezonit 2020-2021 që shkodranët shkuan kaq pranë (4 vjet më parë e humbën me golevarazh ndaj Teutës). Mirëpo me vendin e dytë skuadra ka siguruar pjesëmarrjen në Evropë dhe në të tilla raste nuk ka kohë për të humbur. Dhe shkodranët nuk kanë humbur asnjë moment për të filluar çmontimin dhe jo konsolidimin në fakt.

Në harkun e pak orëve drejtuesit zyrtarizuan largimin e Drejtorit Sportiv, Tefik Osmani dhe trainerit Thomas Brdaric. Duket se ata “paguan” faturën e humbjes së titullit (mgjs klubi në deklaratë shprehej se ishte vetëm peng dhe jo fundi). Ndërsa nga lojtarët, të parët që përmenden si kandidatë në dalje janë Marko Juriç edhe Milosh Stojanoviç. Ndërsa ka të tjerë në skadim kontrate me të cilët nuk do të rinovohet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.