Nga Gazeta ‘SI’ – SPAK ka marrë në dorë dosjen e skandalit të gjigandit Bankers Petroleum, pasi Prokuroria e Fierit shpalli moskompetencën.
Bankers akuzohet se për 20 vite rresht ka ndjekur skema mashtrimi për të fshehur të ardhurat e saj, rreth 12 mld lekë. Skema u zbulua fillimisht nga Prokuroria e Fierit e cila shpalli 10 masa sigurie dhe 4 shtetas të huaj në kërkim.
Gjatë aksionit u vunë në pranga CEO kinez i Bankers Petroleum’, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo, të dy të akuzuar për skemë mashtruese me TVSH-në dhe evazion fiskal. Çobo dyshohet edhe për pastrim parash. Të dy ndodhen në burg.
Më 6 gusht, Apeli la në arrest shtëpie Lianyi Wang, Ardit Keron, Flavia Capon, Kledi Xhanin. Masa e arrestit shtëpiak iu hoq Doina Gogës dhe u la në detyrim paraqitje për shkak të fëmijës 2-vjeçar. Në detyrim paraqitje janë edhe tre të tjerë: Majlinda Thana, Matilda Ibraliu dhe Erton Ademaj.
Vetë kompania mohoi akuzat përmes një deklarate, dhe u angazhua të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet shqiptare për çështjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



