Ne rrjet

Eurovizioni, ky festival sa madhështor aq edhe politik

Ëndrra madhe e Eurovizionit ishte të bashkonte kontinentin evropian përmes muzikës. Më shumë se 60 vjet më vonë, pavarësisht punës së jashtëzakonshme, Eurovizioni është shndrruar thjesht në një ngjarje argëtuese politike. Madje të pretendosh se Eurovizioni nuk ka qenë ndonjëherë një fenomen politik, është njësoj sikur të mbyllës sytë për të mos parë dritën.

Kur filloi, Eurovizioni u bazua në nocionin idealist se një teknologji, e re e quajtur “television” mund të bashkonte botën dhe të zhdukte kufinjtë. Eurovizioni përfaqësonte "bashkimin e duarve rreth Evropës" dekada përpara se Bashkimi Evropian të mund të lindte, duke promovuar idenë e një bote të vetme. Ai gjithashtu prodhoi artistë të njohur si ABBA dhe Celine Dion.

Sot, BE-ja është më e brishtë se kurrë, por Eurovizioni vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të vlerësuara botërore të vitit, duke mposhtur shumë evenimente në Shtetet e Bashkuara si Çmimet Oskar dhe Super Boul. Eurovizioni inkurajon këngët që të kenë mesazhe universale. Por shumica zgjidhen nga gara të korruptuara në të gjitha vendet pjesëmarrëse dhe këngët fituese shpesh tradhtojnë preferencat e fansave.

Moderatoret e Eurovision 2018

Vite më parë ishte e detyrueshme që këngët të ishin në gjuhën amtare të konkurrentit, por që nga viti 1999, rregulli i "gjuhës së lirë" e ka zbutur këtë politikë. Të kënduarit në anglisht u kthye me vonë trend më vete, por pas “Brexit” dhe Trump, gjithçka ka ndryshuar. Dy fituesit e fundit kanë kënduar në gjuhën e tyre amtare dhe këtë vit më shumë se një e treta e këngëve nuk janë kënduar në anglisht.

Shtimi i votimit të qytetarëve duket ta ketë bërë shfaqjen edhe më shumë politike. Në 2016, për shembull, juria e Eurovizionit zgjodhi fituese këngën e Australisë, "Tingujt e heshtjes". Por u numërua kur votimi popullor Australia ra në vendin e tretë. (Në fund të fundit, ata nuk janë evropianë!) Në vend të kësaj, kënga anti-ruse e Ukrainës e frymëzuar nga Lufta e Krimesë fitoi çmimin e parë (dhe Kievi u përcaktua si vendi i pritjes për edicionin e vitit të ardhshëm).

Festivali i vitit 2017 u shndërrua në një beteje midis dy vendeve që ishin prej kohësh në konfltiik, Ukrainës dhe Rusisë. Kievi ndaloi këngëtaren ruse Yulia Samoylova të merrte pjesë, sepse ajo kishte hyrë në Krime për të dhënë një koncert për trupat ruse. Moska, në hakmarrje, u tërhoq nga gara dhe dërgoi këtë vit të njëjtën këngëtare, me bekimin publik të Putinit siigurisht (megjithëse të armatosur me një këngë krejt të re).

Mungesa e shndritshme e Rusisë vitin e kaluar nuk u përmend gjatë transmetimit, pasi fuqitë e Eurovizionit u përpoqën kot më kot për të ruajtur fasadën e dashurinë dhe e paqes. Gjithashtu, njoftuesit e Eurovizionit nuk përmendën këtë vit as betejën e “Brexit” të Britanisë së Madhe, megjithëse këngëtarja britanike SuRie flet në mënyrë të qartë për situatën politike të vendit të saj.

Në të vërtetë, ndryshe nga muzika pop, këngët e Eurovizionit jetojnë ose vdesin falë teksteve të tyre. Irlanda arriti në finalen e madhe për herë të parë në gati një dekadë, jo sepse kënga e saj ishte më e mirë se vitin e kaluar, por për shkak të mesazhit që përcillte. Kënga Italisë, "Non Mi Avete Fatto Niente", është frymëzuar nga bombardimet e Parisit 2015. Kënga e Francës, "Mëshirë", ka të bëjë me krizën e refugjatëve.

Nga ana tjetër “5 të plotëfuqishmit” Italia, Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe Spanja nuk konkurrojnë në raundet gjysmë finale, por kalojnë direct në Finalen e Madhe (së bashku me vendin pritës), sepse kolektivisht paguajnë pjesën më të madhe të shpenzimeve të Eurovizionit. Ndërkohë festivali vazhdon të rritet, madje ketë vit kishte 43 vende pjesëmarrëse. Pranimi i Australisë pas një performance të shkëlqyer si vend mysafir në vitin 2015 sugjeron se gara mund të jetë e hapur derisa një ditë të shndërrohet në konkurs të vërtetë mbarëbotëror. Australia nuk është vendi i parë jo europian që lejohet, pasi edhe fituesi i këtj viti, Izraeli, ka qenë vazhdimisht në konkurrim që nga viti 1973.

Izraeli shpallet fitues

Pas gjashtë dekadash, ndoshta sekreti i suksesit të Eurovizionit është se njerëzit ende duan të besojnë se muzika mund të na bashkojë. Ky nuk është një mesazh apolitik, por është çuditërisht shpresëdhënës. Dhe pavarësisht nga gjithçka që po ndodh, është e sigurt se shpresa është ndër tëë vetmet gjëra që na ka mbetur për të besuar./NBC News/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë