Festivali i Eurovisionit këtë vit do të jetë me publik në sallë dhe do të mbahet në “Ahoy Arena” të Rotterdamit në maj, pasi u anulua vitin e kaluar.
Sipas “BBC”, në Eurovision do të lejohen 3500 spektatorë për të ndjekur festivalin. Kështu, arena do të jetë gjysmë e mbushur dhe pjesëmarrësve do ju duhet të kenë rezultuar negativ ndaj testit të Covid-19 përpara se të lejohen.
Ky plan është propozuar nga qeveria holandeze dhe është mirëpritur nga organizatorët e Eurovisionit.
Organizatorët e Eurovision thanë se do të “njoftonin më shumë detaje në javët e ardhshme se si mund të pranojmë në mënyrë të sigurt audiencat në vendin e Ahoy në Roterdam nëse situata lejon”.
Marrëveshjet përfundimtare për Eurovision do të konfirmohen në fund të muajit dhe mund të zvogëlohen përsëri nëse ka një kulm të ri në infeksione.
Eurovision do të zhvillohet nga 18-22 maj dhe organizatorët kanë përcaktuar më parë katër skenarë të mundshëm, duke filluar nga shfaqja e një shfaqjeje të plotë si normale, deri në shfaqje të regjistruara paraprakisht dhe pa audiencë të drejtpërdrejtë.
Shqipëria do të dalë në skenën e Ahoy Arena në Roterdam në vendin e njëmbëdhjetë në gjysmëfinalen e dytë, dhe do të përfaqësohet me këngëtaren Anxhela Peristeri me këngën “Karma”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.