Muzike

Eurovision 2023, akuza për plagjiaturë ndaj fitueses suedeze: ‘Tattoo’ njëlloj me ‘V Plenu’ nga ukrainasja Mika Newton

Sipas shumëkujt, kënga “Tattoo” kujton Abba-n, por ka ngjashmëri me shumë melodi të tjera.

Nga Gazeta Si - Fitore e pasuar me polemika për Loreen, kantautoren suedeze që triumfoi (për herë të dytë) në Eurovision. Sipas shumë shikuesve, në fakt, kënga e saj “Tattoo” do të ishte një plagjiaturë e këngëve të tjera dhe do të kujtonte fort jo një, por disa pjesë të artistëve të tjerë.

Në rrjetet sociale, shumë krijues kanë bërë tashmë një krahasim midis melodive të ndryshme, madje duke u përpjekur t’i mbivendosin ato për të demonstruar se sa të ngjashme janë. Dhe prandaj refreni i “Tattoo”, një këngë plot dramë dhe patos, kujton në radhë të parë një pjesë të “The winner takes it all” të Abba, bashkatdhetarë që falë Eurovizionit arritën sukses të madh ndërkombëtar: pasazhi “që lë vë vend për kritikë” i Loreen është në pjesën fillestare të tekstit që thotë:  “Until we meet again / Cause this is not the end” dhe në fakt të kujton sekuencën e “Though it’s hurting me / Now it’s histori” të këngës së Abba.

Por akuza të tjera vijnë nga Spanja, në notat e kërcimit të “Flying free”, një pjesë elektronike e krijuar në 1999 nga DJ-të Marc Escudero dhe Ruben Moreno për Pont Aeri (një klub i famshëm spanjoll): linja e pianos “Flying free” është pothuajse identike me atë të “Tattoo”, të njëjtat nota dhe të njëjtën shpejtësi.

Më pas ka nga ata që dëgjojnë një shtrirje të refrenit të “Isola delle rose” të Blanco-s (kur ai këndon “mi fai sentire vivo”) në refrenin “I don’t care about the pain” nga Loreen. Të tjerë gjejnë ngjashmëri me “Fatti Avanti amore” të Nek dhe të tjerë dëgjojnë të bëjnë jehonë “Fireworks” e Katy Perry apo edhe “Easy on me” të Adele.

Por ndoshta ngjashmëria më e habitshme është ajo me një këngë të këngëtares ukrainase Mika Neëton të titulluar “V Plenu”, e publikuar mbi 15 vjet më parë: refrenet janë saktësisht të njëjta.

Newton, në rrjetet sociale, reagoi menjëherë, por nuk donte të thoshte shumë, përveç nxitjes së mbështetjes për bashkatdhetarët e saj: “I shoh të gjitha mesazhet tuaja, por nuk dua të komentoj”, tha ajo në përgjigjet e atyre që e pyetën për ngjashmërinë e këngës së saj me “Tattoo”.

Loreen, nga ana e saj, kuptohet që shijoi emocionin e fitores së saj të dytë. Dhe të paktën për momentin nuk i është përgjigjur akuzave për plagjiaturë. /Il Corriere della Sera/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë